Selami Kolonja (Foto nga google)

Selami Kolonja (Foto nga google)

Këngëtari Selami Kolonja vjen së fundmi me një libër. Ai ka lajmëruar nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, se sapo ka dalë nga shtypi libri me poezi i titulluar “Aty të pres”. Ky libër përmban 61 poezi me tema dhe mesazhe të ndryshme si poezi dashurie, atdhedashurie, sociale, mistike, satirike dhe tema të tjera. Këngëtari Selami Kolonja ka theksuar se ky libër nuk shitet, por vetëm dhurohet. Së shpejti publiku që dëshiron ta lexojë, do ketë mundësi ta ketë edhe në platformë digjitale. (Përgatiti Sava Lena)