Foto: fb zyrtare ministrja kushi

Foto: fb zyrtare ministrja kushi

Ministjra e Arsimit, Evis Kushi, njoftoi nisjen e zbatimit të projektit “Qëndro në Shkollë”, i cili ka për qëllim parandalimin e braktisjes së shkollës së mesme nga të rinjtë.

Përmes një deklarate zyrtare, ministrja Kushi tha se projekti mbështetet nga qeveria italiane dhe zbatohet nga UNICEF-i.

Kushi theksoi se projekti trevjeçar “Qëndro në Shkollë” mbështet politikat arsimore shqiptare për parandalimin e braktisjes shkollore te nxënësit dhe të rinjtë.

Ministrja Kushi shprehu mirënjohje për ambasadorin italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, dhe përfaqësuesin e UNICEF-it, Roberto De Bernardi, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që i japin sistemit arsimor shqiptar.

“Kur flasim për braktisjen shkollore i referohemi arsimit bazë, por ka ardhur koha që ne t’i kushtojmë një vëmendje shumë të rëndësishme edhe atyre të rinjve dhe të rejave që largohen nga shkolla e mesme”, -tha Kushi.

Sipas ministres Kushi, ndërgjegjësimi kundër braktisjes shkollore nis me bashkëpunimin e ngushtë mes drejtuesve të shkollave, mësuesve, mësuesve ndihmës, oficerëve të sigurisë dhe punonjësve të shërbimit psiko-social, së bashku me familjen dhe komunitetin. (Irma)