Foto:A2

Foto:A2

Në Shqipëri kanë mbërritur qytetarët e parë ukrainas, në rrugë tokësore, përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës, raporton “A2”. Policia kufitare konfirmon se dhjetëra ukrainas të ardhur deri tani nuk kanë kërkuar ndihmë as për strehim dhe as për akomodim. Policia kufitare është orientuar që nëse shtetas të Ukrainës do të kërkojnë ndihmë për strehim dhe akomodim, duhet t’i shoqërojnë në qendrën përkatëse pritëse. (Irma)