Foto: fb zyrtar ambasadori kinez

Foto: fb zyrtar ambasadori kinez

Drejtoresha e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Zana Çela, priti në takim ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, me të cilin vizituan ambientin e rikonstruktuar të TKOB-it dhe biseduan për mundësitë konkrete dhe projektet e bashkëpunimit me Operën Nacionale të Kinës.

Ambasadori kinez u shpreh se tradita e mirë historike e bashkëpunimeve artistike duhet të rikthehet për shkëmbime kulturore, duke nisur me dy institucionet operistike.

Foto: fb zyrtar TKOB

Foto: fb zyrtar TKOB

Përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale, ambasadori Zhou tha se Kina dhe Shqipëria kanë një traditë të vjetër të shkëmbimit artistik dhe kulturor, duke pasur shumë histori prekëse.

“Shkëmbimi artistiko-kulturor gjithmonë u sjell ndjenjën e bukur njerëzve të vendeve të ndryshme dhe gjithashtu promovon miqësinë dhe paqen. Pres më shumë bashkëpunime me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Ansamblin Popullor”, - shkroi në mesazhin e tij ambasadori kinez në Shqipëri.