Foto: VCG

Foto: VCG

Në janar 2022 eksportet e mallrave shqiptare arritën vlerën 35 miliardë lekë, duke u rritur me 47.5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 9.7%, në krahasim me dhjetor 2021. Shifrat u bënë të ditura nga Instituti i Statistikave.

Sipas INSTAT-it, importet e mallrave arritën vlerën 55 miliardë lekë, duke u rritur me 21.1%, në krahasim me një vit më parë dhe ulur me 37.4%, në krahasim me dhjetorin 2021.

INSTAT-i theksoi se deficiti tregtar i këtij muaji është 20 miliardë lekë, duke u ulur me 7.7%, krahasuar me janarin 2021 dhe me 64.2%, në krahasim me dhjetorin 2021.