Foto: alsat

Foto: alsat

Tensionet në rritje në Ukrainë kanë bërë që autoritetet e Maqedonisë së Veriut t’i bëjnë thirrje Evropës për përshpejtimin e procesit të integrimit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se kushtet për përshpejtimin e gjetjes së zgjidhjes mes Shkupit dhe Sofjes zyrtare janë plotësuar, ndërsa integrimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian nuk duhet të zvarritet asnjë ditë më tepër, raporton “Alsat”.

Në takimin me eurokomisionerin për Zgjerimin Oliver Várhelyi, në samitin e BERZH-it në Londër, është konstatuar se duhet patjetër të shfrytëzohet kryesimi francez i presidencës së BE-së dhe ambienti i përshtatshëm i cili për momentin po sundon për gjetjen e zgjidhjes.