Foto:balkan web

Foto:balkan web

Eurostat-i e renditi Shqipërinë në vendin e katërt me popullsinë më të re në Evropë në vitin 2021. Mosha mesatare e popullsisë ishte 37.6 vjeç (50% e popullsisë janë mbi këtë moshë dhe 50% nën këtë moshë) në vitin 2021 me një plakje 4 muaj brenda vitit.

Por sipas të dhënave të Eurostat-it, Shqipëria po plaket me shpejtësi në krahasim me vendet e tjera të Evropës, bën të ditur “Monitor”. Në dy dekada, popullsia e vendit është 20 vite më e moshuar. Në vitin 2002 të dhënat tregojnë se mosha mesatare ishte 27.6 vjeç.

Më 1 janar 2021, mosha mesatare e popullsisë së BE-së arriti në 44.1 vjet, 0.2 vjet më shumë se në vitin 2020. Ajo u rrit me 2.5 vjet, (mesatarisht me 0.25 vjet në vit) nga 41.6 vjet në vitin 2011. Të dhënat e brendshme nga INSTAT-i tregojnë se Tirana është qarku ku është përqendruar pjesa më e madhe e popullsisë së vendit dhe njëkohësisht më e reja.

Qarku i Tiranës ka popullsinë më të re në Shqipëri me një moshë mesatare 34.7 vjet më 2020-n. Nga ana tjetër, qarku i Gjirokastrës ka popullsinë më të vjetër në vend.