Foto: ATSH

Foto: ATSH

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me GIZ në kuadër të projektit "Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural", kanë nisur një program specifik arsimor joformal që do të prezantojë dhe edukojë të rinjtë për jetesën e gjelbër, duke krijuar shkollën e parë urbane bujqësore, njofton “ATSH”.

Fokusi i shkollës "Urban Farming" do të jetë pajisja e të rinjve me aftësi bujqësore në zonat urbane, si çati, tarraca etj. Nga ana tjetër do të zhvillohen diskutime dhe seminare mes të rinjve dhe pedagogëve në tema të ndryshme që lidhen me bujqësinë.

Ky pilot projekt synon nërgjegjësimin e brezit të ri për sektorin e bujqësisë. Fillimisht projekti do të fillojë me prezantime të bujqësisë urbane, seminare dhe kurse mbi bazat e bujqësisë, të cilat i udhëzojnë studentët përmes përfitimeve të plota të bujqësisë urbane: nga gjetja e farave, bimëve, kushteve të duhura të motit deri te rritja e bimëve në kushte urbane.

Programi arsimor parashikon mbi 200 pjesëmarrës në një afat kohor 12-mujor dhe krijimin i një sistemi të qëndrueshëm që do të mbulojë kostot e bujqësisë urbane dhe shpenzimet e shkollave pas përfundimit të projektit.

“Urban Farming” është një industri me rritje të shpejtë dhe mjaft aktive në vende të tilla si SHBA, Japonia, Kina, Singapori dhe po rritet edhe në Evropë. Kjo është një mënyrë inovative dhe e re e bujqësisë në kushte urbane.