Foto: VCG

Foto: VCG

Kursimet në para të individëve, bizneseve dhe institucioneve të tjera në sistemin bankar prekën vlerën e rreth 10 miliardë eurove, në fund të janarit 2022, njofton “ATSH”.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, në krahasim me dhjetorin, kursimet u rritën me 1.5%, ose 18 miliardë lekë më shumë.

Sipas BSH-së, më bazë vjetore, në krahasim me janarin 2021, kursimet në banka u shtuan me 10.8%, ose 120 miliardë lekë. Mbi 80% e kësaj rritjeje ka ardhur nga valuta, e nxitur si nga bizneset ashtu dhe nga individët.

Në janar 2022, rreth 55.2% e kursimeve ishin në valutë, kryesisht në euro, nga 53.6% të njëjtën periudhë të një viti më parë.