Foto: massispost

Foto: massispost

Qeveria shqiptare ka konceptuar një projekt të dedikuar për shërbimet teknoligjike të avancuara dhe platformën E-Albania, duke trokitur për një borxh të ri te Banka Botërore, njofton “Monitor”.

Bëhet fjalë për një kredi 65 milionë dollarë për të cilin bordi i Bankës pritet të ketë një vendimmarrje në tetor të këtij viti.

Referuar projektit që ka si institucion huamarrës Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe institucion zbatues Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ky projekt vjen nën emërtimin “Përmirësimi i aksesit Universal në Shërbimet Publike me Standard të Lartë përmes Gov-Tech”.

Në objektiv të projektit thuhet se është rritja e aksesit universal, cilësisë dhe përgjegjësisë pëe shërbimet prioritare. Në dokument nënvizohen edhe katër komponentët që do të përfshijë ky projekt në total.