foto nga fb ministrja Xhacka

foto nga fb ministrja Xhacka

Shqipëria ka vendosur disa sanksione ndaj Rusisë, pas sulmit ushtarak që nisi ndaj Ukrainës javën e kaluar.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka tha se këto sanksionet prekin 654 individë dhe 52 subjekte.

Duke nisur nga e diela Shqipëria ka mbyllur edhe hapësirën e saj ajrore për të gjithë operatorët rusë apo avionë që mund të jenë në pronësi të shtetasve rusë.

Ministrja Xhaçka njoftoi se Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës.

Ajo tha se brenda mundësive të saj Shqipëria do të ndihmojë Ukrainën në materiale ushtarake dhe spitalore.

"Unë nuk mbaj mend një ngjarje tjetër që të ketë bashkuar në indinjatë, solidaritet por edhe vendosmëri, qytetarët e mbarë Evropës demokratike sesa agresioni i paprovokuar dhe i paligjshëm rus kundër Ukrainës", -tha Xhaçka.