refugjatet ukrainas ne Rumani(Foto: brasov)

refugjatet ukrainas ne Rumani(Foto: brasov)

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është gati të presë refugjatët ukrainas që po ikin nga lufta.

“Ne do të mirëpresim njerëzit, anëtarët e familjes dhe ata që largohen ose do të largohen nga Ukraina”, -tha Rama pas nisjes së sulmit të Rusisë kundër Ukrainës.

Deklarata vjen ndërsa numri i ukrainasve që po largohen nga zonat e luftës po rritet.

Sipas burimeve zyrtare, ky numër po i kalon 150 mijë qytetarë. Parashikohet që numri i refugjatëve mund t'i kalojë 5 milionë.