Foto: ARRSH foto fb zyrtar
Territori shqiptar është përfshirë nga moti i keq me shi, dëborë dhe temperatura të ulëta. Pasojat janë ndjerë më së shumti në zonën malore lindore.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se ka pasur reshje shiu dhe dëbore në disa prej akseve kryesore rrugore.
Sipas ARRSH-së, kontraktorët kanë qenë në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga dëbora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës.
ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.