Më 1 maj Shqipëria pritet që të çelë sezonin turistik veror, bëjnë të ditur burime zyrtare.

Autoritetet po marrin masa për menaxhimin e stacioneve të plazhit, plazheve publike dhe veçanërisht për të pasur një sezon turistik sa më të pastër.

Autoritetet e turzmit thonë se Shqipëria do të jetë sërish këtë sezon “Covid Free” pa asnjë kufizim.

Nga ana e tyre operatorët turistikë parashkojnë që Shqipëria këtë vit të presë deri në 30% më shumë turistë se viti 2019.

Ata i kërkojnë qeverisë heqjen e taksave të kufirit në aeroporte, heqjen e vizave nga qytetarët e Lindjes së Mesme dhe një marketing të fuqishëm.