Në muajin mars, selia e Komandës së Operacioneve të Posaçme të SHBA-së për Evropën, (SOCEUR-US Special Operations Command-Europe) do të transferohet nga Gjermania në Shqipëri, njofton “Deutsche Welle”.

Kjo lëvizje vjen në vijim të përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e aftësive të Forcave të Operacioneve Speciale si një gur themeli për stabilitetin rajonal.

Lëvizja shikohet edhe në konteksin e zhvillimeve aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në fillim të këtij viti, kur lajmi u bë i ditur për herë të parë, kryeministri shqiptar Edi Rama tha se vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë një ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët dhe një fleksibilitet më të madh logjistik.