foto/VCG

foto/VCG

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës njoftoi se ka gjobitur qytetarë dhe biznese, për zaptim të hapësirave të përbashkëta publike.

Masa ka lidhje me letrat, apo reklamat e vendosura nëpër shtylla apo fasada, nëpër rrugët e kryeqytetit shqiptar.

Për të minimizuar raste të tilla, AMK ka penalizuar shkelësit, duke vendosur gjoba për ata qytetarë apo biznese që vendosin njoftime apo postera në hapësira të përbashkëta publike.

AMK-ja njoftoi se tabelat e reklamave kanë rregulla për t’u vendosur, të cilat duhen zbatuar, si çdo objekt tjetër që shfrytëzon hapësirën publike. Sipas Agjencisë, inspektorët kanë nisur kontrollet në çdo rrugë të Tiranës për të verifikuar parregullsitë.