foto/VCG

foto/VCG

Në muajin janar 2022 në Shqipëri pati 107 aksidente rrugore nga 125 të së njëjtës periudhë të një viti më parë, duke shënuar një ulje me 14.4%.

Në një raport të publikuar nga Instituti i Statistikave thuhet se në në janar 2022 numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 147 persona nga 165 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë. Ndërsa numri i viktimave është 16 persona, nga 22 persona në janar 2021.

Në muajin e parë të vitit, aksidentet rrugore, në 81.3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25-34 vjeç, duke zënë 29% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grupmoshë janë ulur me 11.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.