foto/VCG

foto/VCG

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se deri tani në Shqipëri janë kryer 2.676.948 vaksinime anti-Covid.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ministrisë thuhet se 56 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit janë evidentuar nga mjekët e familjes nëpërmjet certifikatave të vaksinimit, duke arritur në 112 vaksinime të aplikuara jashtë vendit.

Sipas njoftimit të ministrisë, vetëm në 24 orë u regjistruna 3653 vaksinime anti-Covid.

Në njoftim thuhet se numri i vaksinimeve të raportuara, përfshin edhe vaksinimet e qytetarëve shqiptarë të kryera jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet e integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri, ose jashtë vendit.