foto nga VCG

foto nga VCG

Prezenca e OSBE-së përgatiti një studim fizibiliteti për program studimesh parlamentare në Shqipëri. Studimi i përgatitur nga ekspertë vendas e të huaj, i cili iu bë i njohur partnerëve akademikë, Kuvendin dhe anëtarët e shoqërisë civile, paraqet nevojat dhe modalitetet e mundshme për zbatimin e kësaj kurrikule në Shqipëri, në vitet e ardhshme, fillimisht në trajtën e një shkolle vere e, më pas, me synimin e një programi master, raporton “ATSH”.

Puna për hartimin e studimit u mbështet në intervista gjysmë të strukturuara me organizata ndërkombëtare, institucione akademike shqiptare dhe të huaja, parlamentin britanik dhe Kuvendin, si edhe në një sondazh online me studentë shqiptarë. Ky është hapi i parë drejt pilotimit për hartimin tematik të kurrikulës nga akademikë vendas dhe të huaj.

Tematika synon të pajisë profesionistë e rinj në Shqipëri me njohuritë dhe instrumentet e duhura për të qenë pjesë aktive e procesit të vendimmarrjes në vend, nisur edhe nga zhvillimet e reja në Kuvend, përfshirë rolin gjithnjë e më të madh të teknologjisë në procesin legjislativ

Studimi vlerësues është pjesë e projektit “Mbështetje për parlamentin dhe edukimin qytetar në Shqipëri”, i cili mbështetet nga Prezenca e OSBE-së n