humbjet e jeteve, infektivi, tpzal

humbjet e jeteve, infektivi, tpzal

Vlora dhe Tirana janë dy qarqet që kanë shënuar humbjet më të mëdha në jetët e njerëzve në vitin 2021.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, fatalitetet në Vlorë ishin 50.3% më të larta në vitin 2021, në krahasim me mesataren e 2016-2019. Në Vlorë humbën jetën gjithsej 2,455 persona në 2021-shin, nga rreth 1,600 në mesataren e katër viteve përpara pandemisë, sipas “Monitor”. Pas Vlorës, Tirana ka pasur humbjet më të mëdha nga pandemia. Vdekshmëria në Tiranë vijoi të ishte e lartë për të dytin vit radhazi, duke kulmuar në një rritje prej 49.8% në 2021-shin në raport me mesataren 2016-2019, kur edhe në 2020-n humbjet kishin qenë të larta (+36.4% në krahasim mesataren 2016-2019).

Në kryeqytet humbën jetën rreth 7800 persona, nga 5200 në një vit normal pa pandemi. Mjekët shpjegojnë që numri i lartë i fataliteteve në Tiranë ka si arsye kryesore dendësinë e lartë të popullsisë në raport me qytetet e tjera, duke favorizuar përhapjen më të madhe të virusit. Pas Tiranës, renditet Fieri, me rritje prej 48.5% të fataliteteve (në raport me mesataren 2016-2019), i ndjekur nga Berati me 41.1% dhe Durrësi me 39.5%.

Mesatarisht, vdekjet në Shqipëri u rritën me 40% në 2021-in, në krahasim me mesataren përpara pandemisë, nga 26.4% që ishte vdekshmëria shtesë në 2020-n.