Rama me gazetaret, imazh fb zyrtar kryeministri

Rama me gazetaret, imazh fb zyrtar kryeministri

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët shqiptarë, lidhur me vizitën në SHBA, se është arritur jo që është dashur, si për takimin në New York, ku u shpalosën synimet për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, qoftë dhe në takimin në Washington me sekretarin amerikan të Shtetit, me të cilin u biseduan të gjitha temat e paracaktuara në lidhje me bashkëpunimin me SHBA-në.

“Jemi munduar ta çojmë politikën tonë të jashtme në në nivel tjetër, në bazë të meritës së gjithë atyre që kanë kontribuuar në këtë përpjekje, që në arenën ndërkombëtare e ka vendosur Shqipërinë në një pozicion krejt tjetër nga ai që ka pasur më parë”, -deklaroi kryeministri Rama.

Rama e cilësoi moment historik marrjen nga Shqipëria në qershor të presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së: “Ne jemi një vend i vogël dhe nuk pretendojmë të luajmë role që s’na takojnë, por kemi arritur që t’i japim vendit një dinjitet dhe një respekt në sytë e të tjerëve që s’ka qenë deri tani. Dëgjohemi dhe respektohemi për aq sa jemi dhe për aq sa mundemi dhe ajo që na bënë krenarë është se në çdo tryezë ne sillemi dhe trajtohemi si të barabartë”.

Kryeministri Rama tha se Shqipëria është e vendosur të luajë rol kyç në çështjen e qëndrueshmërisë së paqes dhe të procesit të çuarjes përpara të punëve në rajon.

Për çështjen e integrimit, shefi i qeverisë shqiptare tha se bëhet fjalë për një absurd procedurial dhe politik. Nëse edhe pas presidencës franceze nuk do të realizohet hapja e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, mund të shikohet mundësia e kërkesës për ndarjen nga Maqedonia e Veriut, sepse, sipas tij, është e pakuptimtë te prite në pafundësi që Bullgaria të lirojë nga pengu i vet Maqedoninë e Veriut.

Lidhur me çështjen Ukrainë-Rusi, Rama tha se Shqipëria nuk ka asnjë problem me Rusinë. “Vendi është i pozicionuar shumë qartë në krahë të SHBA-së dhe partnerëve në anën perëndimore të Evropës dhe flasim kur na kërkohet mendim. Rusia është vend rival, konkurrent, për arsye të njohura të gjeopolitikës”.