Rama Blinken balkan web

Rama Blinken balkan web

Bashkëpunimi në Këshillin e Sigurimit, marrëdhëniet bilaterale në rajon dhe ecuria e reformave në Shqipëri ishin në fokus të takimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Washington.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, lidhur me rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si bashkëpenëmbajtës me SHBA-në, kryeministri Rama tha se ky është një proces i njohur, ku dy vende bëhen bashkë për të adresuar një apo dy dosje të caktuara. “SHBA na e propozoi ne këtë bashkim, ne e pranuam me kënaqësi dhe përgjegjësi dhe natyrisht kjo na jep mundësinë që në Këshillin e Sigurimit të luajmë një rol të veçantë”, -tha kryeministri Rama.

I pyetur nëse Shqipëria pritet të paraqesë një rezolutë për çështjen e Ukrainës, kryeministri Rama tha se kjo nuk është një çështje e Shqipërisë, por e të gjithë botës. “Patjetër që në këtë proces ne do të jemi krah përkrah me SHBA-së. Sigurisht, që të jemi krejt realistë, vendimmarrja i takon SHBA-së”, -tha Rama.

Pyetjes nëse ka qytetarë shqiptarë në Ukrainë dhe nëse ata janë larguar, Rama iu përgjigj se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka marrë të gjitha masat e nevojshme, ashtu siç e ka konsideruar të arsyeshme. “Ne kemi disa qytetarë shqiptarë që janë pjesë e misionit të monitorimit të OSBE-së, të cilët do të vazhdojnë të qëndrojnë atje”, -përfundoi shefi i qeverisë shqiptare.