digjitalizimi, bashkepunimi me Italine, foto fb zyrtar Milva Ekonomi

digjitalizimi, bashkepunimi me Italine, foto fb zyrtar Milva Ekonomi

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi zhvilloi një takim “online” me presidenten e Fondit të Inovacionit Italian të CDP, Francesca Bria, ku u diskutua për progresin e Shqipërisë në fushën e digjitalizimit dhe të inovacionit.

Përmes një njoftimi zyrtar, ministrja Ekonomi deklaroi se në takim u ndanë ide, u ballafaquan strategjitë zhvillimore dhe u vlerësua progresi i Shqipërisë në fushën e digjitalizimit dhe të inovacionit.

“Për një hap në të ardhmen e menjëhershme digjitale në funksion të forcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë për digjitalizimin e shërbimeve, të sigurisë kibernetike, startup-ve digjitale, Edtech dhe shërbime vertikale si telemjekësia dhe kultura. Risi në shërbim të qytetarëve”, theksoi Ekonomi.