Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Bankës së Shqipërisë të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet e inflacionit dhe të rregullojë qëndrimin e politikës në përputhje me objektivin e saj për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

Ndërsa i ka propozuar Parlamentit shqiptar zgjedhjen për një mandat të dytë Gent Sejkos si guvernator i Bankës së Shqipërisë, Meta bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta për të monitoruar dhe menaxhuar më mirë rreziqet fiskale.

Kreu i shtetit ka vlerësuar me këtë rast politikën e Bankës së Shqipërisë në mbështetjen që ka dhënë për rimëkëmbjen ekonomike si pasojë e tërmetit dhe pandemisë, si dhe në drejtim të konsolidimin fiskal.