Një lagje e re do t’i shtohet kryeqytetit shqiptar. Është fjala për një lagje në ish-Kombinatin e tekstileve, në perëndim të Tiranës. Në fazën e parë do të ndërtohen rreth 12 objekte me rreth 1200 apartamente. Zona do të ketë shërbime dhe institucione publike. Në lagje do të strehohen banorët që u janë dëmtuar banesat nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ata do të marrin të njëjtën sipërfaqe që zotërojnë aktualisht me dokumente pronësie si dhe dëmshpërblim për ndërtesën dhe për truallin që posedojnë.