kriptovaluta, a2

kriptovaluta, a2

Tregu i kriptovalutave në Shqipëri po zgjerohet dhe investimet në to po njohin rritje, shkruan “A2CNN”.

Referuar të dhënave të algoritmit “Chainalysis”, aktualisht numërohen më shumë se 28.500 portofole, që përkthehet në rreth 1% të popullsisë, të cilët kanë investuar rreth 62 milionë dollarë.

Sipas ekspertëve, 60% e shqiptarëve momentalisht kanë investuar në “Ethereum”, që është kriptomonedha e dytë më popullore, 10% ka investuar në “Bitcoin”, ndërsa 30% në kriptomonedha të tjera.

Në raport me vendet e Rajonit, Shqipëria ka një nivel mesatar portofolesh investimi në kriptovaluta. Serbia është vendi me numrin më të lartë me gati 152 mijë investitorë, ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 45 mijë, ndërsa në vendin e fundit klasifikohet Mali i Zi.