vaksinimet shqiperi, google

vaksinimet shqiperi, google

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vazhdon t’u bëjë thirrje qytetarëve shqiptarë që të vaksinohen, pasi sipas saj kjo është arma më e fuqishme për të parandaluar format e rënda të sëmundjes dhe shtrimin në spital.

Në një postim në rrjetet sociale, MSHMS siguron që vaksinimi ndaj COVID-19 është mënyra më e sigurt për të zhvilluar imunitet, sesa infektimi dhe të sëmururit.

“COVID-19 është një sëmundje kërcënuese për jetën. Mos rrezikoni shëndetin tuaj. Vaksinohuni”, -bën thirrje ministria.

Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit "Shqipëria buzëqesh", në 21 janar 2021, në vend janë administruar 2,378,810 vaksina. 1,144,557 qytetarë kanë marrë dozën e parë dhe 1,035,614 dozën e dytë.