Ritmet e infeksioneve me Covid 19 në Shqipëri janë ulur ndjeshëm, por humbjet e jetës janë shqetësuese.

Të paktën çdo ditë regjistrohen tre viktima, ndërsa numri i të infektuarve ka zbritur poshtë 500 rasteve në ditë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përsërit thirrjen drejtuar qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS kujton se qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat anti-Covid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë shtrimet në spital dhe fatalitetet, kujton ministria.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anti-Covid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Në të Shqipërinë janë aktivë me Covid-19 mbi 9000 pacientë. Me intensitet vazhdojnë edhe vaksinimet. Në një popullatë prej afro 3 milionë banorë, 1.256.409 persona kanë marrë dozën e parë dhe 1.169.470 dozën e dytë. Në ka nisur edhe administrimi i dozës së tretë