Për herë të parë që nga viti 1923, kur niswn matjet, popullsia e Shqipërisë pësoi rënie të shtesës natyrore në vitin 2021 sipas të dhënave të fundit të INSTAT, për shkak se vdekjet ishin më të larta se lindjet, shkruan “Monitor”.
Gjatë vitit 2021 lindën 27.284 foshnja, duke shënuar një rënie me 2,8%, krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2021 humbën jetën 30.580 persona, duke shënuar një rritje me 10,8%, krahasuar me një vit më parë.
Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e katërt 2021 tregon se janë 898 vdekje më shumë sesa lindje. Ndërsa në të gjithë vitin 2021, kishte 3296 vdekje më shumë sesa lindje.
Shqipëria është karakterizuar nga shtesë natyrore pozitive ndër vite. Shtesa natyrore negative për vitin 2021 është ndikuar edhe nga situata e pandemisë Covid-19, raportoi INSTAT.