pista e garave, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor foto fb

pista e garave, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor foto fb

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi se ka nisur puna për ndërtimin e infrastrukturës lidhëse për ndërtimin e pistës së parë zyrtare të garave në Shqipëri.

Sipas DPSHTRR-së, bashkia Elbasan me Fondin Shqiptar të Zhvillimit janë rakorduar për fillimin e procedurës së investimit për pritën lumore dhe për infrastrukturën lidhëse bazuar në projektet e përfunduara dhe fondin e alokuar për fazën e parë për Automotoparkun në zonën e Krastës në Elbasan.

“Janë 600 mijë m2 që po materializohen nga bashkëpunimi mes bashkisë Elbasan, DPSHTRR dhe ASHK do të plotësojnë kriterin kryesor për certifikimin e nivelit F1 nga FIA për megaprojektin e pistës së parë zyrtare të garave në Shqipëri përfshirë struktura, shërbime, rekreacion, kulturë RETRO, kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan, shëtitoren përgjatë lumit, etj”, njoftoi DPSHTRR.