vaksinimi, MSH, foto faqe zyrtare MSH

vaksinimi, MSH, foto faqe zyrtare MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se në të gjithë Shqipërinë vijon vaksinimi masiv në pikat e vaksinimit anti-Covid.

Sipas ministrisë, në vetëm 24 orë janë kryer 4378 vaksinime dhe janë evidentuar nga mjekët e familjes 39 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, nëpërmjet certifikatave të vaksinimit.

Në total në Shqipëri janë kryer 2.653.584 vaksinime anti-Covid, ndër të cilat 1.220.464 doza të para, 1.136.212 doza të dyta dhe 218.390 doza të treta.

MSHMS saktëson se numri i vaksinimeve të raportuara përfshin edhe vaksinimet e qytetarëve shqiptarë të kryera jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet e integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në vend ose jashtë tij.