Banka e Shqipërisë, në raportin e fundit të Politikës Monetare, vlerëson se rritja e çmimeve pritet të vijojë deri në qershor.

Sipas një analize të BSH-së, në rritjen e deritanishme të inflacionit ka ndikuar kryesisht shtrenjtimi i produkteve ushqimore dhe karburantet. Të dhënat tregojnë se në dy muajt e fundit, inflacioni shënoi 3.7%, niveli më i lartë në një dekadë.

Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni të fillojë të normalizohet në gjysmën e dytë të vitit dhe të zbresë pranë objektivit të saj prej 3% vitin e ardhshëm. Megjithatë, kjo do të varet edhe nga ecuria e tregjeve ndërkombëtare.

Duke analizuar ecurinë e deritanishme të ekonomisë, BSH vendosi të lërë të pandryshuar në 0.5% normën bazë të interesit për lekun.