Ronela, news31

Ronela, news31

Ronela Hajati, fituese e Festivalit të Këngës, ka nisur xhirimet për videoklipin e këngës “Sekret” që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, që do të zhvillohet më 10, 12 dhe 14 maj në Torino të Italisë.

Xhirimet kanë nisur në jug të Shqipërisë, me një mesazh të fortë për ruajtjen e trashëgimisë sonë natyrore, përcjell “RTSH”. Klipi i këngës po xhirohet buzë Vjosës, në Bylis. Një pjesë tjetër e xhirimeve do të kryhen në Gjirokastër dhe Tepelenë.

Videoja, e cila do të publikohet në fillim të marsit në kanalin zyrtar të Eurovizionit, do të tregojë disa nga bukuritë më joshëse të Shqipërisë, si një kartolinë ftesë për të gjithë shikuesit e Festivalit Evropian të Këngës.