rritja ekonomike, bb, atsh

rritja ekonomike, bb, atsh

Modeli i rritjes ekonomike të Shqipërisë ka nevojë për investime më të mëdha në aftësimin e kapitalit njerëzor, produktivitetin e firmave, qëndrueshmërinë si dhe financat publike, thuhet në Memorandumin e ri Ekonomik të Bankës Botërore (CEM) për Shqipërinë, cituar nga “ATSH”.

Sipas raportit, Shqipëria është prekur rëndë nga goditjet ekonomike që pasuan tërmetin e vitit 2019 dhe pandeminë. Pas qetësimit të situatës aktuale në sistemin shëndetësor, vendit do t’i duhet të rifokusohet në objektivat e tij ekonomike afatgjata, të cilat përfshijnë krijimin e një modeli të fortë dhe të qëndrueshëm të rritjes ekonomike për përmirësimin e standardeve të jetesës së qytetarëve, duke inkurajuar në këtë mënyrë njerëzit e kualifikuar dhe të talentuar të qëndrojnë në Shqipëri.

“Ky raport ofron një analizë të freskët të sfidave të zhvillimit të Shqipërisë, një përmbledhje të progresit në zbatimin e reformave dhe rekomandimet kyçe të cilat mund ta ndihmojnë Shqipërinë në rrugën drejt një rimëkëmbje ekonomike të qëndrueshme, elastike dhe gjithëpërfshirëse. Në rekomandimet tona ne jemi fokusuar gjithashtu tek veprimet që duhen të ndërmerren në mënyrë që shqiptarët të kenë jetë të shëndetshme dhe produktive dhe më shumë vende pune e punë më të mira”, tha Emanuel Salinas, Menaxher i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë.