Korca, punesimi, google

Korca, punesimi, google

Korça u rendit si qarku i dytë në Shqipëri me interes më të lartë për punën. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, për tremujorin e tretë 2021, rret 68.7 % e popullsisë në moshë pune ishin të punësuar ose në kërkim të një vendi pune.

Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për personat mbi 15 vjeç në këtë qark pësoi një rritje me 5.2% nga tremujori i parë i vitit. Sektori kryesor mbetet ai i hoteleri-turizmit dhe punët digjitale, përcjell “Top Channel”.

Por, pavarësisht kërkesave, tregu vendas mbetet ende i parregulluar dhe janë kryesisht të rinjtë ata të cilët hasin vështirësi. Raporti mes punëdhënësve dhe punëmarrësve mbetet i vështirë, sepse nga njëra anë punëdhënësit ofrojnë pagesa të ulëta dhe kërkojnë kualifikime apo eksperiencë e nga ana tjetër të rinjtë kërkojnë pagesa më të mira duke preferuar të punojnë për tregun e huaj apo të largohen nga qyteti.

Ndryshe nga ky sektor, gjetja e forcës punëtore në profesione të veçanta mbetet e vështirë për punëdhënësit dhe në disa specialitete tregu ka mungesa të theksuara.