Foto: VCG

Foto: VCG

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, deklaroi se bujqësia për këtë vit ka marrë fondin më të madh të akorduar ndonjëherë në 30 vitet e fundit nga qeveria shqiptare, në mbështetje të fermerëve dhe blegtorëve.

Gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Shqipërisë, ministrja Krifca tha se do të jenë 3.2 miliardë lekë që qeveria shqiptare ka ndarë për nevojat e bujqësisë në 12-mujorin e ardhshëm.

Krifca theksoi se do të vijohet me mbështetjen edhe të blegtorinë e bletarinë për të ulur kostot e prodhimit dhe për rritur prodhimin.

“Mbështetja synon përmirësim dhe rritje të përthithjes së skemës mbështetëse me naftë për punime të mekanizuara që ulin kostot e prodhimit; ndërtimin e serrave diellore për shtimin e sipërfaqeve të reja, mbështetjen për fara e fidanë, certifikim organik dhe Global GAP si dhe zgjerim të sipërfaqes së mbjellë me bimë medicinale duke zgjeruar potencialet eksportuese; mbështetje për zgjerim të blegtorisë, tregjeve blegtorale dhe bletarisë; zgjerim të tregjeve bujqësore që bashkojnë fermerë në shitje, në bashkëpunim me pushtetin vendor; mbështetje për inovacion dhe digjitalizim në ferma; ngritjen e Skemës Kombëtare të Informimit në bujqësi, blegtori dhe peshkim në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës duke krijuar dhe qendrën e ekselencës dhe inovacionit të sistemeve prodhuese; fuqizim të sektorit të peshkimit duke rinovuar anijet, infrastrukturën e peshkimit dhe duke zgjeruar kapacitetet eksportuese”, u shpreh ministrja.