Foto:tch

Foto:tch

Situata epidemike në Shqipëri e shkaktuar nga koronavirusi po përmirësohet. Specialitet e Institutit të Shëndetit Publik thonë se java e fundit ka shënuar më pak raste infektimesh se një javë më parë, po ashtu edhe incidenca është ulur.

“Javën e kaluar kishte 35% më pak raste të reja, një rënie të pozitivitetit nga 23.4 në 18%, rënie të incidencës javore nga 290 në 188 raste për 100 mijë banorë. Vihet re se për të gjitha grupmoshat ka një trend në rënie, por me ndryshim nga javët e para të valës se pandemisë mbizotëron mosha 65-74 vjeç”, -thanë specialistët, përcjell “Tv Klan”.

Javët e para të janarit treguan një rritje të ndjeshme të fëmijëve të infektuar dhe shtim të shtrimeve në spital, por situata ka ndryshuar. Specialistët e ISHP-së thonë se këtë javë janë konfirmuar më pak raste pozitive të fëmijëve, nga 30% në 23% dhe ka një përgjysmim të shtrimeve të fëmijëve nga 31 raste në 15 raste.

Tirana, Fieri, Elbasani dhe Durrësi kanë aktualisht numrin më të madh të infektimeve ditore, por edhe në total.