Foto:imazh fb zyrtar ministrja Kushi

Foto:imazh fb zyrtar ministrja Kushi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, deklaroi pas mbledhjes së qeverisë, se Këshilli i Ministrave në Shqipëri miratoi vendimin për rritjen me 50% të rimbursimit të transportit të nxënësve, të cilët banojnë mbi 2 kilometra larg shkollës.

Sipas ministres Kushi, ky vendim do të minimizojë problemet që lidhen me transportin e nxënësve dhe të punonjësve të sistemit arsimor parauniversitar.

Ministjra theksoi gjithashtu se përfitues të shërbimit të transportit nuk do të jenë vetëm mësuesit, por edhe punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë që punojnë 5 deri në 50 kilometra larg vendbanimit të tyre.

“Bonusi prej 50% mbi çmimin e indeksuar të biletës për nxënësit do të përmirësojë shërbimin e transportit, veçanërisht në zonat ku ka vështirësi të linjave të transportit. Ky ndryshim do të reduktojë më tej numrin e nxënësve që mësojnë në klasa kolektive, pasi deri tani dërgimi i tyre drejt shkollave qendër, ku mësohet në kushte më të mira dhe me mësues profili, ka qenë i vështirë për shkak të problemeve të transportit”, -tha ministrja.