Foto: konicaal
Rreth një vit nga nisja e procesit të vaksinimit anti-Covid në Shqipëri, rreth 51% e popullatës mbi 16 vjeç është imunizuar me të dyja dozat e vaksinës. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se nga 3 milionë vaksina që ka në dispozicion vendi, më shumë se 2.6 milionë janë injektuar në popullatë.
Shqipëria renditet në vendet me mbulesën më të mirë vaksinale te personat mbi 60 vjeç, por muajt e fundit ka pasur rritje të interesit të të rinjve për të bërë vaksinën anti-Covid, raporton “Tv Klan”.
Sa i takon shpërndarjes së mbulesës vaksinale në vend, specialistët e ISHP-së thonë se një sërë qytetesh e kanë kaluar më shumë se 50% të popullatës target të vaksinuar. Me ritëm të mirë vlerësohen Tirana, Gjirokastra, Mirdita dhe Tropoja, ndërsa ecuri më të ngadaltë vaksinimi ka Shkodra, Kurbini, Librazhdi dhe Elbasani.