Foto: Scan Tv

Foto: Scan Tv

Maqedonia e Veriut së shpejti do të nisë punimet për t’u lidhur me gazsjellësin

Trans-Adriatik Pipeline (TAP), njofton “Scan Tv”.

Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi tha se ndërtimi i interkonektorit të gazit me Greqinë do të nisë në mesin e këtij viti dhe do të krijojë mundësinë që gazi të mbërrijë nga Azerbajxhani edhe në këtë treg.

Këto hollësi Bekteshi i bëri të ditur në fjalën e tij në takimin e tetë ministror të Këshillit këshillëdhënës të Korridorit jugor të gazit, që u mbajt në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit në Azerbajxhan pranë detit Kaspik, për në Europë.

Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans-Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve të shumtë.