Foto: ATSH

Foto: ATSH

Gjatë një vizite në Itali, kryeministri Edi Rama zhvilloi të hënën një takim me ministren e Universitetit dhe Kërkimeve, Maria Cristina Messa, dhe rektorët e universiteteve të Romës dhe rajonit të Lazios, me qëllim rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e studimeve universitare, rritjen e shkëmbimeve mes stafeve akademike dhe bashkimin e programeve për diploma të dyfishta, raporton “ATSH”.

Në takim u nënshkruan marrëveshjet për diploma të dyfishta midis Universitetit të Tuscia-s në Itali dhe universiteteve shqiptare: Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Bujqësor, Universiteti Mesdhetar. Marrëveshjet parashikojnë që studentët në këto programe të bëjnë një vit studime në Shqipëri dhe një vit në Itali.