Kryeministri shqiptar Edi Rama ka vlerësuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore që kanë nisur në Pekin.

Me këtë rast ai ka publikuar në “Facebook” foton e flamurit shqiptar, gjatë parakalimit në ceremoninë hapëse të Lojërave, në kryeqytetin kinez, shoqëruar me fjalët: “Shqiponja në stadiumin Olimpik të Pekinit”.

Shqipëria në këtë garë botërore të sporteve të bardha do të përfaqësohet nga skiatori 18-vjeçar Denni Xhepa, i cili do të garojë në slalom dhe slalom gjigant.