Foto: bw

Foto: bw

Bashkia e Tiranës çeli zyrtarisht siparin e aktiviteteve të vitit 2022, ku Tirana është shpallur Kryeqyteti Evropian i Rinisë.

Në një ceremoni të posaçme me qindra të rinj që do jenë pjesë e eventeve të “Tirana European Youth Capital 2022”, u shpalos programi dhe risitë që do të sjellë ky titull në kryeqytetin shqiptar.

Kryebashiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se 2022-shi është viti i Shqipërisë, viti i Tiranës dhe viti i Rinisë.

Drejtoresha ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar, Dafina Peci, deklaroi se ka pasur shumë aplikime nga të rinjtë për aktivitete gjatë këtij viti, të cilat do të kthehen në një kalendar shumëngjyrësh aktivitetesh dhe mundësish.

Aspasjana Kongo, Koordinatore e Përgjithshme e TEYC 2022, u shpreh se ky titull për Tiranën ka thyer 3 rekorde: “Tirana e ka marrë titullin si Kryeqyteti Europian i Rinisë që në aplikim. Rekordi i dytë është sepse për herë të parë këtë titull e merr një kryeqytet dhe së treti, ky program ka një shtrirje në të gjithë territorin e vendit”.

I ftuar i veçantë në ceremoninë e posaçme hapëse të “Tirana European Youth Capital 2022” ishte dhe Tom Matthew, anëtar i Bordit të Forumit Rinor Evropian (EYF). Ai përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për lidershipin dhe mbështetjen e treguar për të sjellë në Tiranë titullin Kryeqyteti Europian të Rinisë, që siç e cilësoi ai, është një mundësi fantastike për të rinjtë dhe të rejat.