Foto: alsat

Foto: alsat

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua në Bruksel me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku theksoi se gjatë presidencës franceze të BE-së një nga pritshmëritë kryesore është angazhimi i intensifikuar i KE-së për të ndihmuar në zhbllokimin e procesit të zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përcjell “Alsat”.

Kryeministri Kovaçevski tha se nga takimet edhe me zyrtarët bullgarë priten rezultate konkrete që do të shndërrohen në një udhërrëfyes që do të përshpejtojë procesin e mbajtjes së Mbledhjes të parë Ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në për të hapur kapitujt për anëtarësim në Union.

Në takim u ra dakord që ka shumë rëndësi fillimi sa më i shpejtë i procesit të negocimit për Maqedoninë e Veriut për të ruajtur dinamikën e reformave.

Në takim u diskutua edhe për efektin e mbështetjes financiare të Planit Ekonomik dhe Investues për Ballkanin Perëndimor.