Foto: ATSH

Foto: ATSH

Në kuadër të Ditës Botërore të Luftës Kundër Kancerit, Ministria shqiptare e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale prezantoi Programin Kombëtar të Kontrollit të Kancerit 2021-2031.

Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se vizioni i këtij programi është që në 10 vite të ketë më pak të sëmurë me tumore, më shumë jetë të shpëtuara dhe më shumë kujdes dhë mbështetje për të sëmurët dhe për familjet e tyre.

Ministrja Manastirliu theksoi se ky program parashikon dhe një sërë ndërhyrjesh të tjera, duke përfshirë për herë të parë financimin e vaksinës HPV për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.

Ministrja e Shëndetësisë tha se ka një rritje me 70% të pacientëve me tumore që kanë marrë shërbim në sistemin shëndetësor publik, duke e vlerësuar si një tregues që sistemi shëndetësor është i mirëpajisur, duke shprehur bindjen se në 10 vitet do të ketë një përmirësim në trajtimin e tumoreve.

Në Shqipëri çdo vit identifikohen mbi 6 mijë raste të reja me kancer. Sëmundjet kanceroze të diagnostikuara më shpesh janë kanceri i mushkërive dhe kanceri i gjirit, të cilat përbëjnë së bashku thuajsë 40% të të gjitha rasteve të reja të raportuara çdo vit nga sistemi shëndetësor.