Manastirliu, masat, euronewsalbania

Manastirliu, masat, euronewsalbania

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se në Shqipëri është ende herët për të lehtësuar masat anti-Covid, ashtu siç po ndodh në shumë vende të botës, pavarësisht rritjes së rasteve me variantin Omicron të koronavirusit.

Gjatë një dalje publike, Manastirliu bëri thirrje për të treguar kujdes në lidhje me situatën aktuale epidemiologjike në vend.

“Masat në Shqipëri konsiderohen të intensitetit të ulët dhe mesatar. Situata po vlerësohet në mënyrë dinamike. Në vend mbizotëron varianti Omicron. Ka mbi 18 mijë raste aktive të cilat janë në masën 98% me variantin e fundit të Covid”, tha Manastirliu.

Deri tani në Shqipëri janë kryer mbi 2.6 milionë vaksinime dhe kanë marrë një ose dy doza 56% e popullsisë mbi 16 vjeç.