eksodi i infermireve, rtsh

eksodi i infermireve, rtsh

Kërkesat e infermierëve për t’u larguar nga sistemi i kujdesit shëndetësor shqiptar drejt vendeve evropiane shënuan rritje gjatë vitit 2021. Sipas të dhënave nga Urdhri i Infermierit, shifra u trefishua në krahasim me vitin para pandemisë, 2019-n, ku për të marrë licencën u pajisën me dokumentacion 419 perona.

Presidentja e Urdhrit të Infermierit, Blerina Duka, deklaroi në disa prononcime për mediet, se gjatë vitit 2021, 1073 infermierë kërkuan certifikatën e sjelljes së mirë për t’u larguar jashtë vendit.

Sipas kërkesave të përpunuara, preferencat më të mëdha janë drejt Gjermanisë dhe Italisë, e cila punëson pa i futur më parë në provim. Italia shihet edhe si një trampolinë drejt vendeve skandinave, pasi pajisen me dokumentet përkatëse.

Ekspertët thonë se infermierët dhe fizioterapistët por edhe radiologët shqiptarë largohen në radhë të parë për paga më të larta, kushte pune më të mira ndërkohë që në sistemin shëndetësor shqiptar krijohen boshllëqe.