karburantet

karburantet

Fillimi i kësaj jave ka regjistruar një rritje të ndjeshme çmimesh në tregun e karburanteve. Në pikat e tregtimit me pakicë, një litër naftë po shitet me 193 lekë, një rritje prej të paktën 8 lekë për litër.

Shtrenjtim ka pasur edhe benzina që në disa pika karburantesh i afrohet 200 lekë për litër.

Aktorët e tregut pohojnë se arsyeja kryesore për rritjen e çmimeve të karburanteve lidhet me shtrenjtimin e tyre në bursa, përcjell “RTSH”. Ndërkohë, ekspertët e ekonomisë thonë se një tjetër arsye për rritjen e çmimeve është paketa e re fiskale, që parashikon indeksimin e akcizës me inflacionin, gjë të cilën tregtarët kanë nisur ta zbatojnë.

Ky është niveli më i lartë i regjistruar që prej periudhës së pandemisë, ku çmimi i karburanteve ra ndjeshëm për shkak të kufizimeve.

Ndërkohë, referuar të dhënave të “Global Petrol Price” çmimi i naftës në Shqipëri rezulton disa herë më i lartë krahasuar me vendet e rajonit.