Tomini RTSH

Tomini RTSH

Nënvarianti i ri i koronavirusit, Omikron BA.2, është disa herë më ngjitës se variantet e tjera dhe klinikisht prek organet e traktit respirator.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, në një intervistë për “RTSH”-në, thotë se Omikroni dhe nënllojet e tij kanë riprodhimin më të lartë të asimptomatikëve dhe kjo e bën më alarmant sistemin shëndetësor.

Situata epidemiologjike ka një rënie të lehtë të infektimeve, por edhe shkurti, sipas Tominit, do të vijojë të jetë në këtë ritëm.

Drejtoresha e ISHP-së thotë se vaksinimi dhe masat në këtë situatë të shtuar variantesh dhe nënvariantesh të Covid janë mjetet e vetme të mbrojtjes.