Ministrja shqiptare e Turizmit, Mirela Kumbaro, uron popullin kinez me rastin e vitit të ri. Në një videomesazh, të shpërndarë nga ambasadori kinez në Tiranë, Ding Zhou në Facebook, Kumbaro ka përcjellë ftesën për qytetarët e Kinës që të vizitojnë Shqipërinë.

“Turizmi i Shqipërisë është i hapur për ju, për të vizituar gjithçka që brezi i vjetër i ka ruajtur me nostalgji në kujtesë dhe për të parë mrekullitë shqiptare të natyrës e kulturës, nga muzetë te bregdeti, malet e lumenjtë, si dhe për t’u njohur me kulinarinë shqiptare”, -thotë ministrja Kumbaro.

Në një tjetër vit të pandemisë globale, Kumbaro shpreh besimin për kapërcimin e këtyre sfidave me anë të bashkëpunimit.